Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Plagosje me armë zjarri në Dragodan, Policia jep detaje

nga Venera Grabanica3 janar 2025
Plagosje me armë zjarri në Dragodan, Policia jep detaje

(Lajm i përditësuar)

Plagosje me armë zjarri në Dragodan, Policia jep detaje

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka dhënë detaje për plagosjen me armë zjarri që ndodhi sonte në Dragodan.

Borovci ka bërë të ditur se i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Gjithashtu bëhet e ditur se policia ka identifikuar një të dyshuar të përfshirë në rastin në fjalë, po ashtu edhe dy vetura.

”Rreth orës 19:00, është raportuar për shkrepje të armës së zjarrit në rrugën  “Mine Peza” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se një person është plagosur  nga arma e  zjarrit dhe se i njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht policia ka identifikuar  një të dyshuar të  përfshirë në rastin në fjalë, po ashtu edhe dy vetura,  ndërkaq po vazhdon punën e saj operativo-hetimore si dhe të ekzaminimit të vendngjarjes me qellim të sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Plagosje me armë zjarri në Dragodan

Mbrëmjen e sotme u dëgjuan të shtëna me armë zjarri në Dragodan të Prishtinës.

Sipas informacioneve të siguruara nga RTV21 nga këto të shtëna ka mbetur i plagosur një person.

Portali rtv21.tv ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës për detaje tjera lidhur me rastin, por ende nuk ka marrë përgjgije.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →