Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia jep detaje për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë

nga Kaltrina Berila4 janar 2025
Policia jep detaje për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë

Policia ka dhënë detaje për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, ku një person u plagos me armë zjarri.

Në raportin ditor të Policisë thuhet se i dyshuari ende është në kërkim nga policia.

“Rr. Mine Peza, Prishtinë 03.01.2025 – 18:30. Një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime në shpinë nga arma e zjarrit, në drejtim të të cilit ka shtënë i dyshuari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 5 gëzhoja. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. I dyshuari është në kërkim nga policia”, thuhet në raport.

Policia shton tutje se rasti vazhdon të jetë nën hetime./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →