Një person është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi që është plagosur me armë zjarri nga dy të dyshuar kosovarë.
Policia përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 00:53, në Podujevë.
Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, dy gëzhoja dhe rreth 7.1 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.
Sipas Policisë, të dyshuarit gjenden në arrati. Ndërsa, rasti është duke u hetuar./21Media











