RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

“Po më shëroni zemrën” emocionon Albani pas performancës në Festivalin e Këngës

nga Xh.D28 dhjetor 2021

Alban Ramosaj është njëri ndër artistët pjesëmarrës në garën e madhe të Festivalit të Këngës në RTSH.
Mbrëmë nisi nata e parë e edicionit të 60-të të Festivalit të Këngës, ku performuan artistë me nam.
Ndër ta, Alban Ramosaj performoi “Theje”, këngë me të cilën synon ta fitojë këtë festival që çon Shqipërinë në Eurovision.
Pas performancës, Ramosaj ishte shumë mirënjohës ndaj publikut.
“Duartrokitjet, ngritjet ne kembe, kendinmi bashk me mua… po me sheroni zemren… perulem para jush… Mirenjohje perjetesisht per ju ne salle per ju para televizjonit dhe ju mbrapa kuintave….”, ka shkruar ai në Instagram.
Sonte, me fillim nga ora 21:00, nis nata e dytë e këtij Festivali.
Kujtojmë që, vitin e kaluar Shqipëria u përfaqësua në Eurovision nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma”. Ndërkohë, fitues të Eurovisionit u shpallën grupi Italian Maneskin me këngën e tyre rock, “Zitti e buoni”./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →