Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Polica kërkon bashkëpunim për arrestimin e 21-vjeçarit të dyshuar për vrasje

nga Kaltrina Berila1 dhjetor 2021

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Mitrovicë ka kërkuar bashkëpunim e qytetarëve për arrestimin e 21-vjeçarit, Lundrim Beqirit.
Personi në kërkim është i dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë” e ndodhur me datën 30.10.2021, në rrugën “Artim Jashari” në Mitrovicë.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo informacion që ndërlidhet me personin në kërkim apo vendndodhjen e tij, të lajmëroj Policinë e Kosovës.
Informacione për personin në kërkim, mund të dërgoni në stacionin më të afërt policor, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 – +381 (0)28 532 366-Drejtoria Rajonale Mitrovicë Jugu – 044/245 503./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →