Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia bashkë me FSK-në nisin kërkimet për gjetjen e 26 vjeçarit nga Prizreni

nga Kaltrina Berila11 janar 2025
Policia bashkë me FSK-në nisin kërkimet për gjetjen e 26 vjeçarit nga Prizreni

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë nisur kërkimet për personin Arban Hisari, 26 vjeç, nga Prizreni i raportuar si i zhdukur më datë 24 dhjetor 2024.

Lajmin e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv, Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

“Sot më datë 11.01.2025, rreth orës 11:00 kanë filluar kërkimet për personin Arban Hisari, 26 vjeç, nga Prizreni i raportuar si i zhdukur më datën 24 dhjetor 2024. Kërkimet kanë filluar në lumin ‘Drini i Bardhë’ duke filluar në afërsi të ‘Urës së shenjt’”, tha ai.

Në operacionin e kërkimit përveç sektorit Rajonal të Hetimeve të Prizrenit dhe patrullave policore nga Gjakova, me kërkesë të policisë merr pjesë e FSK me Ekipin e Kërkim Shpëtimit.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →