Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia e Kosovës e shpall në kërkim 22 vjeçaren nga Vushtrria, zbulohet vepra për të cilën dyshohet

nga Venera Grabanica14 maj 2026
Policia e Kosovës e shpall në kërkim 22 vjeçaren nga Vushtrria, zbulohet vepra për të cilën dyshohet

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se është në kërkim të shtetases kosovare, Blerina Maloku, e cila dyshohet për veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes se shitjes së substancave narkotike, psikotrope e analoge.

Me qëllim të identifikimit të 22 vjeçares, Policia e Kosovës ka publikuar edhe fotografinë e të njëjtës.

“Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda,  e dyshuara shpallet në KËRKIM  nga Policia e Kosovës, referuar autorizimit të Prokurorisë drejtuar Policisë së Kosovës, Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Pejë që të publikojë fotografitë e të pandehurës nën dyshimin e bazuar se e njëjta, duke vepruar si bashkëkryerës ka kryer  veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Personi që kërkohet është:BLERINA MALOKU e lindur me 21.02.2004, shqiptare/kosovare me vendbanim në fshatin Samadrexhë-Vushtrri”, thuhet në njoftim.

Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in
LAJMI TJETËR →
Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in

Më të fundit

Të gjitha →