Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia e Kosovës shpall në kërkim Noizyn

nga Venera Grabanica5 gusht 2024
Policia e Kosovës shpall në kërkim Noizyn

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim reperin shqiptar “Noizy” bashkë me Bahtjar Bajraktarin, të dyshuar për një rahje në Pejë

Policia ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për të gjetur të kërkuarit, ndërsa ata po kërkohen për “lëndim të rëndë trupor”.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tyre, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personat e kërkuar janë:  Rigels (Bashkim) RAJKU i lindur me 27.09.1986 nё Durrёs-Shqipёri dhe Bahtjar (Shasivar) BAJRAKTARI i lindur me 22.05.1992 nё Samadrexhё-Prizren. Tё pandehurit kërkohen për veprën penale: ‘ Lёndim i rёndё trupor’. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë) ; 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë; E-mail adresa: info@kosovopolice.com”, është thënë nga Policia.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →