Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Policia evakuon kryeministrin Abazoviq pas konfliktit në diskotekë

nga Kaltrina Berila21 gusht 2023
Policia evakuon kryeministrin Abazoviq pas konfliktit në diskotekë

Mediet malazeze raportojnë se kryeministri i vendit, Dritan Abazoviq (Abazoviq), është evakuuar mbrëmjen e djeshme nga një diskotekë në Budva, pasi u bë dëshmitar i një konflikti mes personave të tjerë.

Portali “CdM” citoi jozyrtarisht policinë vendase se vetë kryeministri nuk ishte viktimë e sulmit.

“Kishte shtyrje mes disa personave dhe Abazoviqi ishte duke ecur drejt daljes në atë moment,” tha policia jozurtarlisht për “CdM”.

Media serbe “Kurir”, me një lajm ekskluziv, raportoi më herët se një person tentoi ta godasë dhe e shau kryeministrin në mesin e turmës teksa ndiqej performanca e artistit Dino Merlin në “Top Hill”.

Sipas dëshmitarëve, kreu i qeverisë malazeze, Abazoviq, u evakuua nga policia dhe rojat personale të sigurisë, ndërsa disa persona u shoqëruan në lidhje me ngjarjen./TV21

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →