RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia identifikon 14 vjeçarin që bëri 25 kallëzime të rreme

nga Xh.D15 gusht 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga data 8 janar deri më 14 gusht të këtij viti, përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” pranë Stacionit Policor në Rahovec janë paraqitur 25 lajmërime të rreme për aktivitetet të ndryshme kundërligjore në një kafeteri në fshatin Hoçë e Vogël.
“Sektori i Hetimeve në Stacionin Policor në Rahovec në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, për një kohë ka zhvilluar hetime për zbulimin e kryesit të kësaj vepre duke përdorur teknika të ndryshme të hetimit dhe duke aplikuar masa të fshehta”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas Policisë, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i moshës 14 vjeç, i cili pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës dhe punëtorit të Qendrës për Punë Sociale ka pranuar se ka bërë lajmërime të rreme.
Si provë materiale, të njëjtit i është sekuestruar një telefon, të cilin e ka përdorur në kryerjen e veprës.
I dyshuari pas intervistimit është liruar, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast “Lajmërim apo kallëzim i rremë”./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →