Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia jep detaje për RTV21 lidhur aksionin e madh në veri

nga Kaltrina Berila30 nëntor 2024
Policia jep detaje për RTV21 lidhur aksionin e madh në veri

Policia e Kosovës, pas sulmeve të fundit me granata ndaj stacionit policor dhe Komunës, si dhe sulmit kriminal terrorist të ndodhur në veri të vendit, gjegjësisht te kanali i Ibër Lepencit, ka vazhduar me hetime intensive drejt ndriçimit të rastit, identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar. Kështu ka thënë për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

“Si rezultat i kësaj, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, sot në veri të vendit është duke u realizuar një operacion policor i cili përfshinë disa lokacione”, ka theksuar ai.

Tutje Kelani ka njoftuar se pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen të ditura informacionet shtesë./21Media

​Aksion i madh i policisë në rajonin e Zubin Potokut

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →