Sekuestrimi i disa alarmeve në veri, Policia jep detaje për RTV21
(Lajm i përditësuar)
Sekuestrimi i disa alarme në veri, Policia jep detaje për RTV21
Zëvendësdrejtori i Policisë për veri, Veton Elshani për portalin rtv21.tv ka konfirmuar se Policia ka sekuestruar një sirene të alarmit dhe 6 zmadhues të zërit në veri të vendit.
”Konfirmojm konfiskimin e një sirene të alarmit dhe 6 zmadhues të zërit në Mitrovica Veri. Kjo sirenë dhe këta zmadhues zëri kanë shërbyer në periudha të ndryshme kohore për të prishje të rendit dhe qetësisë publike”, tha Elshani.
Policia sekuestron disa alarme në veri
Policia e Kosovës sot ka sekuestruar disa alarme në veri të Mitrovicës.
Burimet e portalit RTV21 kanë thënë se alarmet kanë qenë të vendosur në një shtyllë elektrike.
Portali rtv21.tv ka kontaktuar edhe zëvendësdrejtorin e Policisë për veri, Veton Elshani, i cili është përgjigjur me “As nuk e mohojmë e as nuk e pohojmë këtë”./21Media











