Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia jep detaje për vrasjen e 48 vjeçares në Llaushë

nga E.Bullaku6 janar 2022

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e rëndë që ndodhi dje në fshatin Llaushë të Skënderajt.
Policia ka njoftuar se i dyshuari 51 vjeçar, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me tre fishek me të cilën armë dyshohet se kishte kryer veprën.
I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rrjeti i Grave të Kosovës ka kërkuar dje nga institucionet që rastet e tilla të trajtohen me seriozitet të shtuar nga të gjitha organet e drejtësisë si Policia, Prokuroria dhe Gjykatat.
RrGK po ashtu ka kërkuar hetim të vrasjes së 48 vjeçares deri në provën e fundit, si dhe dënim maksimal ndaj të akuzuarit./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →