Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia jep detaje të reja rreth vrasjes në Kaçanik

nga Kaltrina Berila11 maj 2022

Dje është raportuar për një vrasje në Kaçanik. Fillimisht lajmi për portalin e rtv21.tv u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ndërsa sot në raportin e policisë janë dhënë detaje të reja rreth rastit.
Bëhet e ditur se rreth orës 14:00 është raportuar se një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri ndaj dy burrave tjerë.
“Si pasojë e të shtënave njëri nga viktimat ka ndërruar jetë ndërsa tjetri është dërguar në spital në gjendje të rëndë pa vetëdije. Të gjitha njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes.”, thuhet në raport .
Ndërkaq, dje  Prokuroria Themelore ka njoftuar se motivet e kësaj ngjarje nuk dihen ./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →