Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuare për Shpërdorim i pasurisë së huaj dhe keqpërdorim i karyelave bankare , që është raportuar në polici në janar të vitit 2024.
Policia ka publikuar imazhin e të dyshuarës.
“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Jugu në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.E dyshuara kërkohet për përfshirje në një rast, Shpërdorim i pasurisë së huaj dhe keqpërdorim i karyelave bankare , që është raportuar në polici në janar të vitit 2024.Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.”, thuhet në njoftim./21Media











