Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta kapur këtë 48 vjeçar

nga Kaltrina Berila4 gusht 2025
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta kapur këtë 48 vjeçar

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e Driton Bekteshit, i dyshuar për vrasje në tentativë në Mitrovicë të Jugut.

“Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me autorizimi të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, është autorizuar të publikoj fotografinë e personit të dyshuar me dhënat e poshtëshënuara, me shpresë se në bashkëpunim me mediat dhe qytetarët do të bëhet e mundur lokalizimi dhe arrestimi i personit të shpallur në kërkim”, thuhet në kërkesën e Policisë.

Policia ka kërkuar nga qytetarët që për çdo informatë që ndërlidhet me personin në kërkim apo vendndodhjen e tij ta lajmërojnë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →