Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të arrestuar këtë 24 vjeçar

nga E.Bullaku12 gusht 2022

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshoi kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Policia po kërkon Blend Zekajn, i lindur më 07.01.1998 në Carrabreg të Deçanit. I dënuari është i kërkuar për veprën penale “Dhunim nё tentativё”.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →