RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia në kërkim të tre personave të dyshuar për vrasje në tentativë

nga Venera Grabanica14 shtator 2021

Policia e Kosovës në Vushtrri është në kërkim të tre personave të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘vrasje në tentativë’, e cila ka ndodhur në rrugën “ Ukshin Hoti”, dje rreth orës 18:44.
Të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi, ndërsa bazuar në deklarimin e ankuesit dhe dëshmitareve, të dyshuarit kane gjuajtur në drejtim të ankuesit dhe si rast është cilësuar ‘vrasje në tentativë’, në këtë rast nuk raportohet për të lënduar.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur shtatë gëzhoja dhe një fishek, të cilat janë konfiskuar në cilësi të provave materiale.
Tre të dyshuarit janë arratisur nga vendi i ngjarjes mirëpo të njëjtit janë identifikuar nga policia dhe janë njoftuar të gjitha stacionet/nënstacionet policore, pikat kufitare dhe aeroporti ‘’Adem Jashari’’ që nëse hasen personat e dyshuar të ndalohen menjëherë./21Media 

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →