Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia në Mitrovicë inspekton zbatimin e masave në qendra tregtare

nga Venera Grabanica7 shtator 2021
Me qëllim të respektimit të masave mbrojtëse, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, po vazhdon me kontrolle në zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.
Sot zyrtarët policorë në tërë zonën e përgjegjësisë kanë aplikuar kontrolle nëpër qendra tregtare, me ç’ rast janë inspektuar dhe kontrolluar në suaza të autorizimeve për zbatimin e masave.
“Bazuar në gjendjen faktike, ka rezultuar të jetë në përputhje me masat e rekomanduara sipas protokolleve të parapara për mbrojtjen ndaj pandemisë Covid-19.Ndaj personave apo subjekteve tjera të cilët nuk zbatojnë masat e parapara, policia do të ndërmarrë masa sipas autorizimeve ligjore të parapara me Ligjin per parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19”, njofton Policia e Kosovës.
Policia, apelon te të gjithë qytetarët, që t’u përmbahen rregullave dhe të respektojnë masat e parapara për parandalimin dhe luftimin pandemisë COVID-19./21Media 
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →