Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia: Nuk ka të dyshuar për sulmin ndaj Arbana Xharrës

nga B G13 maj 2017

Policia jep detaje rreth sulmit ndaj Xharrës

Policia e Kosovës me zyrtarët e saj kompetent, është duke kryer hetime intensive me qëllim të zbardhjes së sulmit ndaj Arbana Xharrës dhe sjelljes së personave të panjohur para organeve të drejtësisë, megjithatë, Policia nuk ka njoftuar se ka të dyshuar lidhur me këtë sulm.

Zyrtarë në Policinë e Kosovës, në një përgjigje, ka thënë rreth orës 01:18, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion për një rast sulm fizik, i cili ka ndodhur në një lokacion në rrugën “Muharrem Fejza”, në Prishtinë.

“Policia e Kosovës menjëherë ka angazhuar Njesit Policore të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore, duke dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se viktimë e sulmit ka qenë A. Xh. Sipas informacioneve fillestare dyshohet se viktima është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur deri më tani. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor në QKUK, të cilët kanë vlerësuar se gjendja e saj është stabile”, thuhet në përgjigjen e Policisë./21Media

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →