Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia sqaron për tentim vrasjen në Prishtinë

nga Egzona Mehmeti13 prill 2017

Tentim vrasja në kryeqytet, nuk ka të arrestuar

Policia e Kosovës sqaron për të shtënat me armë që kanë ndodhur mbrëmë në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

Sipas Policisë viktima ka raportuar se për arsye të panjohura punëtori i një lokali i dyshuari, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Predhat e shkrepura kanë goditur  një lokal tjetër, me ç’rast është thyer xhami i lokalit dhe nga thyerja e tij lëndime trupore ka pësuar viktima.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar dy gëzhoja një fishek i kalibrit të vogël dhe një predhë, ndrkoh nuk raportohet për të arrestuar.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →