Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Posta vazhdon punën në tërë Kosovën

nga B.K16 mars 2020

Posta po ofron shërbime në të gjitha komunat

Përkundër situatës së krijuar pas konfirmimit të koronavirusit në vendin tonë, Posta e Kosovës është duke ofruar shërbime në të gjitha komunat e Kosovës.

Janë ndërmarrë të gjitha masat mbrojtëse për punëtorët dhe konsumatorët, përfshirë dezinfektimin e të gjitha zyrave postare dhe objekteve tjera përcjellëse.

Për të parë nga afër masat e ndërmarra, Kryeshefi Ekzekutiv Shefqet Avdija ka vizituar zyra postare në regjionin e Prishtinës dhe Ferizajt, për të parë nga afër funksionimin e zyrave postare. Kryeshefi ka përgëzuar punonjësit për gatishmërinë e tyre të lartë në shërbim të qytetarëve.

Ai ka premtuar se krahas sektorit të shëndetësisë, të sigurisë dhe institucioneve të tjera, edhe Posta e Kosovës do të vazhdoj të jetë pranë secilit qytetar pavarësisht gjendjes së rënduar.

Kryeshefi Avdija ka falënderuar të gjithë punonjësit e Postës dhe të gjithë konsumatorët për respektimin e masave mbrojtëse që janë në interes të përgjithshëm.

Secili qytetar mund të informohet me orarin e zyrave postare në webfaqen e Postës së Kosovës e po ashtu edhe në faqen e saj zyrtare në facebook.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →