Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Presidenti i Estonisë uron Osmanin për 17-vjetorin e pavarësisë

nga Venera Grabanica18 shkurt 2025
Presidenti i Estonisë uron Osmanin për 17-vjetorin e pavarësisë

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Estonisë, Alar Karis. Në mesazhin e tij, Presidenti Karis ka potencuar marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë sot midis dy shteteve dhe ka shprehur dëshirën për ta forcuar më tej miqësinë në vitet e ardhshme, veçanërisht në fushat e digjitalizimit dhe qeverisjes elektronike.

“Ai ka ritheksuar mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, duke konfirmuar gatishmërinë për të ndarë përvojën e Estonisë në procesin e integrimit në BE dhe reformat përkatëse”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidencës.

Duke iu referuar takimit të fundit me Presidenten Osmani në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Presidenti Karis ka shprehur shpresën se diskutimi ka dhënë një shtysë të re për bashkëpunimin e ardhshëm dhe se iniciativat e diskutuara do të hapin rrugën për një bashkëpunim domethënës në fusha kyçe me interes të përbashkët.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →