Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Presidenti i Gjermanisë uron presidentin Thaçi për 12 Vjetorin e Pavarësisë

nga B G14 shkurt 2020

“Qenësore për Kosovën  një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë”

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, përmes një letre dërguar presidentit Thaçi e ka uruar për 12 Vjetorin e Pavarësisë.

“Kosovën dhe Gjermaninë i lidhin marrëdhëniet e mira afatgjate”, shkruan ndër tjera presidenti Steinmeier në letrën e tij.

Ai më tej ka shkruar se në këto dymbëdhjetë vjet të pavarësisë saj Kosova ka bërë një rrugë të gjatë, porse sipas tij, ajo edhe më tej ndodhet para detyrave të mëdha.

“Krahas kësaj, qenësore për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi është që të ketë progres në drejtim të arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, e cila kontribuon në stabilitetin e të gjithë rajonit. Në këtë çështje Gjermania edhe në të ardhmen do të qëndrojë si partnere përkrah Kosovës”, thuhet ndër tjerash në letrën e presidentit Frank-Walter Steinmeier.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →