Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Presidenti ukrainas thotë se Ukraina është gati për të diskutuar armëpushimin

nga Miranda Beqaj25 shkurt 2022

Një zëdhënës i presidentit ukrainas, Zelensky sapo ka thënë se vendi është i përgatitur të mbajë armëpushim dhe bisedime paqeje me Rusinë.

Ai tha se zyrtarët rusë dhe ukrainas po diskutojnë aktualisht një kohë dhe vend për bisedimet që do të zhvillohen, përcjell rtv21.tv

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është zotuar gjithashtu se do ta mbrojë pavarësinë e vendit të tij përballë pushtimit rus.

Në një video të postuar në faqen e tij në ”Facebook” të premten në mbrëmje, ai e bëri të qartë se ai dhe zyrtarët e këshilltarët e tij të lartë vazhdojnë të qëndrojnë në Kiev./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →