🇽🇰 Kosova
Presidentja do t’i ftojë partitë për konsultime brenda afatit kushtetues
nga Kaltrina Berila26 tetor 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të ftojë partitë politike për konsultime brenda afatit kushtetues dhe në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese.
Kështu ka thënë për portalin rtv21.tv këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.
“Presidentja Osmani do t’i ftoj partitë politike për konsultime gjithsesi brenda afatit kushtetues dhe në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese”, ka thënë Kupina./21Media











