Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kupina: Presidentja e gatshme për konsultime me partitë politike

nga Venera Grabanica25 prill 2025
Kupina: Presidentja e gatshme për konsultime me partitë politike

Këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmanit, Bekim Kupina për RTV21 ka thënë se Osmani tashmë ka ofruar gatishmërinë e plotë për konsultime me liderët e partive kurdo që ata e shohin të nevojshme.

Kupina tha se Osmani veçse e ka ofruar gatishmërinë në letrën e 16 prillit drejtuar kryesuesit të seancës, Avni Dehari.

“Presidentja Osmani tashmë ka ofruar gatishmëri të plotë për konsultime me liderët e partive, kurdo që ata e shohin të nevojshme. Presidentja Osmani, nëpërmjet letrës drejtuar kryesuesit të seancës z.Avni Dehari, më 16 prill, tashmë u ka ofruar përfaqësuesve të partive mundësinë për takime, duke shprehur gatishmërinë e plotë për konsultime kurdo që ata e shohin të nevojshme”, ka thënë Kupina.

Instituti Demokratik i Kosovës, duke parë bllokadën e krijuar me moskonstituimin e Kuvendit, sot ka vlerësuar se është koha që presidentja Vjosa Osmani të marrë iniciativë dhe të thërrasë një takim me liderët e partive politike parlamentare për të diskutuar ndonjë zgjidhje të mundshme./21Media

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →