Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Prishtina bëhet edhe me treg të luleve

nga Kaltrina Berila4 korrik 2017

Komuna e Prishtinës ka hapur sot në sheshin “Skënderbeu” Tregun e Luleve

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha me këtë rast se për herë të parë kryeqyteti do të ketë treg të luleve të freskëta për dashamirët e tyre. Sipas tij me këtë treg do të zhvillohet edhe më tej ky sektor pasi që lulet do të jenë më afër qytetarëve.

Tregu i Luleve do të jetë i hapur për çdo ditë me gjashtë shtëpiza dhe gjendet afër ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Kultivuesit e luleve konsideruan se ky është një hap i qëlluar nga komuna për shitjen e luleve.

Përfaqësuesja e biznesit familjar ” Unique Flower”, Valmira Berisha tha se në këtë treg po prezantojnë rreth 40 lloje të luleve, ndërsa lulja më e kërkuar sipas saj është Orchidea.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →