Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Programi i Shabanit të LDK-së për Shtimen

nga B G6 tetor 2025
Programi i Shabanit të LDK-së për Shtimen

Kandidati i LDK-së për kryetar të Shtimes, Kastriot Shabani, në debatin zgjedhor në RTV21 prezantoi programin zgjedhor për zgjedhjet e 12 shkurtit.
Ai premtoi ndërtimin e nënkalimit me tri korsi, bulevardin, zgjerimin e rrugës me katër korsi nga Belinci deri te shkolla “Emin Duraku” dhe aty një rrethrrotullim.

“Zgjerimi i rrugës me katër korsi nga rrethrrotullimi deri te hyrja e qytetit të Shtimes, duke përfshirë bustin e Komandantit Legjendar Adem Jashari, është stacioni i autobusëve”, tha ai.

Premtoi zhvillim ekonomik, investim në zonën 1 dhe 2 në biznese dhe punësim, infrastrukturë moderne, nënkalim, shesh e treg të gjelbër.
Në bujqësi premtoi subvencionim, e në arsim mësim tërditor dhe kuzhinën e qytetit.

“Menaxhim i mirë i drejtorëve, jo drejtorë me ushtrues detyre, por të zgjedhur me meritokraci”, tha ai.

Kurse në shëndetësi u zotua për furnizim të rregullt me barna esenciale dhe funksionalizimin e QKMF-ve./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →