Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Prokuroria në Gjilan: Nga viti 2000 janë iniciuar 5 raste penale ndaj Mefail Shkodrës e janë ngritur katër aktakuza

nga Venera Grabanica15 gusht 2025
Prokuroria në Gjilan: Nga viti 2000 janë iniciuar 5 raste penale ndaj Mefail Shkodrës e janë ngritur katër aktakuza

Prokuroria Themelore në Gjilan ka dhënë detaje përtë dyshuarin Mefail Shkodra për vrasjen e trefishtë ne Gjilan, që nga vitit 2000 janë pranuar gjithsej pesë raste penale, ku në katër raste janë ngritur aktakuzë.

“Duke marrë shkas nga raportimet lidhur me të kaluarën penale të dyshuarit Mefail Shkodra, njoftojmë opinionin publik se për të njëjtin në Prokurorinë Themelore në Gjilan nga Policia e Kosovës nga viti 2000 janë pranuar gjithsejtë 5 raste penale, në 4 raste janë ngritur aktakuza sipas lëndëve PP.II.300/2005, PP.II.394/2011, PP.II.1091/2014, PP.I.154/17 dhe në lëndën PP.II.913/2023 është zgjidhur në procedurë të ndërmjetësimit”, thuhet në deklarim të prokurorisë.

Ndërkaq, bëhet e ditur se sa i përket të dyshuarve Edonis Shkodra dhe Engjëll Shkodra, nuk ka pasur asnjë rast të proceduar, në cilësinë e të dyshuarve.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe inkurajon të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë dhe policinë për çfarëdo informate që do të ndihmonte në hetimin e suksesshëm dhe vënien e kryesve para drejtësisë”, theksohet tutje.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →