RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Protestojnë serbët ”16 janar nuk ka referendum, 16 janari është një shëtitje për Oliver Ivanoviqin”

nga Miranda Beqaj16 janar 2022

Në orët e hershme të mëngjesit serbët kanë filluar të mbajnë një protestë në Mitrovicën Veriore, kjo pasi ata kërkojnë që të mbahet referendum edhe në Kosovë.
Meqenëse sot bëhen katër vjet nga vrasja e Oliver Ivanoviqit, një grup i protestuesve janë mbledhur para lokaleve të partisë GI SPD, për të ndezur qirinj.
Në postera me imazhin e Oliver Ivanoviq, shkruhej ”16 Janar nuk ka referendum! 16 janari është një shëtitje për Oliver Ivanoviqin”, janë shfaqur edhe më herët në rrjetet sociale.
Ndërkaq, Kuvendi i Kosovës me anë të një rezolute e ka kundërshtuar mbajtjen e referendumit në vendin tonë.
76 deputetë votuan pro kësaj rezolute, asnjë nuk ishte kundër dhe një abstenoi.
Draft-rezoluta u propozua nga shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila derisa e njëjta më pas u harmonizua edhe me grupet parlamentare të LDK-së, AAK-së dhe Grupit Multietnik./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →