Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në Teheran ku do të zhvillojë bisedime me Presidentin Iranian Ebrahim Raisi dhe Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.
Gjatë udhëtimit të tij, Putin do të diskutojë çështjen e eksporteve të grurit nga portet ukrainase dhe pritet të nënshkruajë një deklaratë të përbashkët me Raisin dhe Erdoganin, sipas Kremlinit.
Putin dhe homologët e tij pritet të diskutojnë gjithashtu ndihmën humanitare për Sirinë.
Vizita e Putinit në Iran është udhëtimi i tij i parë jashtë tërritorit të ish-BRSS që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, i dyti në total./21Media









