Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Putin takohet në Teheran me liderët e Iranit e Turqisë

nga Xh.D19 korrik 2022

Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti sot(19 korrik) në Teheran për takimin me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan dhe atë iranian Ebrahim Raisi.
Tre Presidentët do të bisedojnë për të zhbllokuar kalimit e grurit ukrainas nga Deti i Zi.
Ky është udhëtimi i dytë jashtë vendit i Putinit, që kur ai pushtoi Ukrainën. Putin planifikon të diskutojë tutje për çështjet urgjente me të cilat përballet rajoni, përfshirë konfliktin në Siri.
Ndërkohë që Perëndimi i ka vënë një sërë sanksionesh Rusisë, kjo e fundit mundohet t’i forcojë lidhjet me Teheranin.
Ndoshta më e rëndësishmja, Tehrani i ofroi Putinit një shans për t’u realizuar takimi i lartë me Erdoganin, i cili ka kërkuar të ndihmojë në ndërmjetësimin e bisedimeve për një zgjidhje paqësore të konfliktit Rusi-Ukrainë.
Turqia, një anëtare e NATO-s, është gjetur përballë Rusisë në konflikte të përgjakshme në Azerbajxhan, Libi e Siri. Por, Turqia nuk ka vendosur sanksione ndaj Kremlinit./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →