Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Putin: Rusia është e gatshme të negociojë me Ukrainën

nga Xh.D25 dhjetor 2022
Putin: Rusia është e gatshme të negociojë me Ukrainën

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se Moska është e gatshme të negociojë për t’i dhënë fund luftës – por akuzoi Ukrainën dhe Perëndimin për “refuzim” për kompromis.
“Ne jemi të gatshëm të negociojmë me të gjithë të përfshirët për zgjidhje të pranueshme, por kjo varet nga ata – nuk jemi ne ata që refuzojmë të negociojmë, ata janë. Unë besoj se ne po veprojmë në drejtimin e duhur, ne po mbrojmë interesat tona kombëtare, interesat e qytetarëve tanë, popullit tone. Dhe ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të mbrojmë qytetarët tanë “, tha presidenti rus për televizionin shtetëror.
Moska ka këmbëngulur se i ashtuquajturi “operacion i saj special ushtarak” synon të mbrojë njerëzit që flasin rusisht në Ukrainë.
Megjithatë, Ukraina dhe Perëndimi thonë se qëllimi i pushtimit ishte të merrte kontrollin e vendit./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →