Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Putin thotë se “fitorja do të jetë e jona” pas shpalljes së aneksimit

nga Kaltrina Berila30 shtator 2022

Presidenti rus, Vladimir Putin gjatë një koncerti festiv në Sheshin e Kuq në Moskë të premten, pasi ai shpalli aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës tha se Rusia do të jetë fitimtare.
“Jemi bërë më të fortë sepse jemi bashkë. Tek ne është e vërteta, dhe me të vërtetë, fuqia! Dhe kjo do të thotë fitore! Fitorja do të jetë e jona!” tha Putin.
Putin mbajti një fjalim pas aneksimit të pretenduar të rajoneve Kherson, Zaporizhzhia, Luhansk dhe Donetsk në Ukrainën lindore.
“Për dekada të tëra, ata u përpoqën të zhduknin ndërgjegjen historike të këtyre njerëzve, të shkatërronin traditat e tyre, t’i ndalonin të flisnin në gjuhën e tyre amtare, t’i ndalonin kulturën e tyre. Asgjë nuk funksionoi”, tha ai.
Pas fjalimit, Putinit iu bashkuan në skenë katër liderët e emëruar nga Rusia të katër rajoneve: Denis Pushilin, Leonid Pasechnik, Yevgeny Balitsky dhe Vladimir Saldo. Së bashku, ata kënduan himnin kombëtar rus të bashkuar nga një kor artistësh nga Rusia dhe rajonet e aneksuara, të cilët performuan në koncert ndërsa turma valëvitte flamujt rusë.
Anëtarët e G7 – Kanada, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara – dhe Bashkimi Evropian janë zotuar se nuk do ta njohin kurrë sovranitetin rus mbi rajonet dhe do të vendosin sanksione ndaj Rusia.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e quajti lëvizjen një “farsë” në një deklaratë video të regjistruar paraprakisht të lëshuar menjëherë pas fjalimit të Putinit dhe u zotua se “i gjithë territori i vendit tonë do të çlirohet”./21Media 

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →