Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Qeveria dha dritë të gjelbër për ndërtimin e hekurudhës për në Shqipëri

nga Egzona Mehmeti22 shtator 2020

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot e shqyrtoi dhe miratoi informacionin për ndërtimin e hekurudhës Kërçovë – kufiri me Republikën e Shqipërisë në dy faza. Qeveria e angazhoi Ministrinë e Financave të dorëzojë Kërkesë për shprehje  të interesit deri te institucionet financiare ndërkombëtare dhe kreditorët bilateralë për sigurimin e mjeteve financiare në vlerë prej 426 milionë euro për financimin e fazës së parë nga projekti aksi Kërçovë – Strugë, si dhe mjete grant për ndihmë teknike në këtë projekt.

Qeveria e miratoi edhe iformacionin, me të cilin e miratoi aplikimin për projektet në vazhdim të Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Shkup për financim përmes granteve për ndihmë teknike të Fondit Investues për Ballkanin Perëndimor (WBIF), bëri të ditur pres shërbimi.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →