Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Qeveria hesht përpara kërkesave për Asociacionin

nga Venera Grabanica1 maj 2024
Qeveria hesht përpara kërkesave për Asociacionin

Trysnia e faktorit ndërkombëtar ndaj Qeverisë për dërgimin e draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese përpara votimit në Këshill të Evropës, nuk e ka vënë në lëvizje Qeverinë në këtë drejtim. Qeveria ende nuk ka një qëndrim zyrtar, të paketën publik, sa i përket kërkesës së SHBA-së Gjermanisë dhe Francës që për asociacionin duhet të merren hapa urgjentë duke e ndërlidhur atë me Këshillin e Evropës. Euro-amerikanet kishin hartuar një draft të cilin kryeministri Kurti e ka pranuar, por ende mbetet në sirtarët e Qeverisë. Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, tha se versioni i draft-statutit të asociacionit është i dëmshëm për Kosovën në disa pika.

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane nga LDK, Rrezarta Krasniqi, tha se duke iu referuar marrëveshjes së Ohrit kryeministri Kurti ka pranuar asociacionin.

Sipas saj, Kosova rrezikon proceset integruese për shkak të qasjes së Qeverisë.

‘’Deri më tash krejt proceset integruese kanë qenë të vonuara për shkak të Kurtit. Edhe nëse Kosova nuk futet në agjendë për në Këshill të Evropës nuk do të përbënte befasi”, tha Krasniqi.

Por, deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, kritikon qeveritë e kaluara për marrëveshje të dëmshme me Serbinë ku bënë pjesë, sipas tij, edhe Asociacioni.

‘’Në marrëveshjet që janë dakorduar në të kaluarën mes Kosovës dhe Serbinë janë bërë shumë koncesione të dëmshme. Pjesë e atyre marrëveshjeve kanë qenë të pazbatueshme”, tha Rexhaj.

Nëse Kosova nuk futët në agjendën e takimit të 17 majit në komitetin e ministrave të Këshillit të Evropës, mbledhja e radhës mbahet pas një viti./RTV21 /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →