Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaEkonomi
📈 Ekonomi

Qeveria i ndan 20 milionë euro për tejkalimin e krizës energjetike

nga Miranda Beqaj17 dhjetor 2021

Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen e 49-të saj ka vendosur t’i ndajë 20 milionë euro për Korporatën Energjetike të Kosovës.
Sipas njoftimit nga Qeveria, këto mjete do të shërbejnë për mbështetje të tejkalimit të krizës energjetike.

Përmes një komunikate bëhet e ditur se shfrytëzimi i mjeteve do të përcaktohet në marrëveshjen që do të lidhet në mes KEK-ut dhe Ministrisë së Ekonomisë.
Po ashtu Qeveria ka vendosur edhe për mbështetje financiare për të subvencionuar importin e rrymës.
Mbledhja e qeverisë është mbajtur në mënyrë virtuale./21Media
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →