Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Qeveria mbajti mbledhje elektronike dhe mori këto vendime

nga Venera Grabanica15 janar 2024
Qeveria mbajti mbledhje elektronike dhe mori këto vendime

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 184-të me radhë, kësaj radhe në mënyrë elektronike, në të cilën ka miratuar Programin për Reforma në Ekonomi 2024-2026.

Po ashtu në këtë mbledhje është ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë të datës 26 janar 2022 për emërimin e drejtorëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Qendrore Posta e Kosovës Sh. A., sipas të cilit në vend të Fadil Bejta, kryesuese e bordit të drejtorëve emërohet Hyrmete Mydyti.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, është ndryshuar dhe plotësuar Vendimi e Qeverisë Nr. 08/182 të datës 10 janar 2024 sipas të cilit ndryshohet kodi buxhetor në pikën 2.1. të vendimit. Kurse, pikat tjera të Vendimit të Qeverisë Nr.08/182 të datës 10.01.2024 mbesin të pandryshuara.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →