Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaEkonomi
📈 Ekonomi

Qeveria ndan 1.3 milion euro për kompensimin e bujqve

nga B.K14 korrik 2021


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka prezantuar propozim – vendimin për kompensimin e dëmeve në bujqësi me vlerë prej 1.3 milionë euro i cili është miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
“Po ashtu vetëm në dy javët e fundit, janë proceduar për pagesë 1.4 milion euro për 1,554 përfitues në kategorinë e subvencioneve, duke e rritur kështu shifrën e mbështetjes ndaj fermerëve në 2.7 milionë euro”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Gjithashtu, në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar edhe themelimi i Task-Forcës për Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin e Ligjshëm të Pyjeve, si dhe themelimi i Task-Forcës për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Tokës Bujqësore./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →