Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Qindra njerëz mbeten të bllokuar në Mariupol

nga Venera Grabanica2 maj 2022

Qindra njerëz mbeten të bllokuar në një fabrikë çeliku në qytetin jugor të Ukrainës, Mariupol.

Përpjekjet për të evakuuar më shumë civilë janë vonuar dhe nuk është e qartë se çfarë po e shkakton ndalimin.

Por një komandant në uzinë, Denys Shlega, tha se qindra njerëz përfshirë fëmijë të vegjël ishin ende në uzinë .

Ai tha gjithashtu se forcat ruse kishin rifilluar granatimet e rënda të zonës.

Sapo civilët që ishin evakuuar u larguan, “filluan granatimet nga të gjitha llojet e armëve”, tha ai për televizionin ukrainas.

Grupi i parë i njerëzve u evakuua me mbështetjen e OKB-së dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, të cilët organizuan një kolonë zyrtare./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →