RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Qytetarët protestojnë në Beograd: Daçiq të jep dorëheqjen

nga B G20 mars 2025
Qytetarët protestojnë në Beograd: Daçiq të jep dorëheqjen

Një numër i madh qytetarësh janë mbledhur sonte në orën 19:11 para Pallatit të Serbisë në Beogradin e Ri, në protestën e quajtur “Zhurma para Ministrisë së Punëve të Brendshme”.

Ora 19:11 është momenti kur gjatë heshtjes 15-minutëshe në protestën e madhe të së shtunës më 15 mars, u dëgjua një tingull i paidentifikuar, që besohet se ishte prodhuar nga një top zanor, pas së cilës qytetarët filluan të vrapojnë në panik.

Qytetarët kanë brohoritur “Pompë”, “Dorëheqje, pastaj burg”. Një nga qytetarët theksoi se ministri i Brendshëm Ivica Daçiq duhet të jep dorëheqjen për shkak të ngjarjeve në protestën e 15 marsit, transmetojnë mediat serbe.

Kujtojmë, Kuvendi i Serbisë të mërkurën konfirmoi dorëheqjen e gjithë qeverisë serbe.

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →