Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Qytetari nga Ferizaj gjen portofolin me para dhe e dorëzon në polici

nga RTV21 Portal21 prill 2024
Qytetari nga Ferizaj gjen portofolin me para dhe e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me 321.95 euro dhe e ka dorëzuar në polici, të shtunën.

Drejtoria Rajonale e Policisë së Ferizajt ka bërë të ditur se qytetari menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.

“Me datën 20.04.2024 qytetari nga Ferizaj z. A.Zejnullahu në Ferizaj ka gjetur një portofol me para të humbura. Ai menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj. Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë 321.95 euro. Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin A.Zejnullahu për gjestin e tij human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisëË, thuhet në komunikatën për media./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →