RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ra nga një objekt i lartë, vdiq 50 vjeçarja në Podujevë

nga Xh.D29 tetor 2022

Një grua ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një objekti në Podujevë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci ka thënë se viktima është e moshës 50 vjeç, ndërkaq rasti është raportuar rreth orës 14:00 në rrugën “Isuf Koliqi”.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe  mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 50 vjeç, është pa shenja jete”.
Borovci tha se policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →