Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

40,000 fëmijë të lindur këtë vit kanë përfituar bonusin e bebes

nga Miranda Beqaj11 dhjetor 2021

Rreth 40,000 fëmijë të lindur këtë vit në Shqipëri kanë përfituar bonusin e bebes.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në ”Facebook”, ka thënë se kjo mbështetje do të vazhdojë për çdo të porsalindur edhe në buxhetin 2022.
”Kemi mbështetur mbi 111 mijë fëmijë të lindur nga 2019, vit kur nisi programi universal i qeverisë dhe do të vijojmë mbështetjen për çdo të porsalindur me buxhetin 2022 40,000 lek për fëmijën e parë; 80,000 për fëmijën e dytë; 120,000 për fëmijën e tretë”, ka shkruar Rama./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →