RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rama kërkon sqarime nga Kurti për SHBA-në: Besimi është vënë në pikëpyetje

nga B G20 korrik 2026
Rama kërkon sqarime nga Kurti për SHBA-në: Besimi është vënë në pikëpyetje

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shprehur shqetësim për pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën.

Rama ka theksuar se, në kohën kur SHBA-ja ka nisur Dialogun Strategjik me Serbinë, i cili përfshin fusha si energjia, siguria, infrastruktura, teknologjia dhe mbrojtja, bashkëpunimi i nivelit të lartë me Kosovën mbetet i ndalur.

Sipas tij, në raport me Serbinë janë përcaktuar fusha të reja bashkëpunimi dhe investimesh afatgjata, ndërsa ndaj Kosovës është përcjellë një mesazh ndryshe.

“Brenda pak ditësh, Shtetet e Bashkuara kanë bërë të qarta prioritetet e tyre në raport me Serbinë dhe Kosovën. Me Serbinë ka nisur Dialogu Strategjik, ndërsa me Kosovën partneriteti strategjik mbetet i pezulluar”, ka shkruar Rama.

Ai ka rikujtuar edhe deklaratat e ish-ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, për dëmtimin e imazhit të Kosovës në Uashington, duke kërkuar përgjigje nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

“Si ka mundësi që marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara kanë arritur në një pikë ku besimi është vënë në pikëpyetje?”, ka pyetur Rama, duke e cilësuar situatën aktuale si një nga periudhat më të vështira në raportet mes Kosovës dhe aleatit të saj kryesor.

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →