Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Rama për aksidentin ku humbën jetë 46 persona: Dhimbje

nga Kaltrina Berila23 nëntor 2021

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas aksidentit që ndodhi në Bullgari ku një autobus u përplas dhe mori flakë duke i marrë jetën 46 personave.
“S’ka fjalë për tragjedinë e autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku kanë humbur jetën thuajse të gjithë udhëtarët…”, ka shkruar Rama duke thënë “Dhimbje”
Ndërsa, tashmë Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, është nisur menjëherë drejt Bullgarisë pas aksidentit të tmerrshëm që i mori jetën 46 personave, që besohet të jenë kryesisht nga Maqedonia e Veriut.
I shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani si dhe ai i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ai do të ndalet në Sofje.
Kryeministri maqedonas deklaroi për TV21 në Maqedoninë e Veriut se autobusi ka qenë duke u kthyer nga Turqia ku prej 53 udhëtarëve 46 prej tyre tashmë nuk jetojnë më.
Po ashtu, ai deklaroi se 12 viktima janë nën moshën 18-vjeçare./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →