Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​U përfshi në aksidentin e rëndë me viktima, arrestohet zyrtari policor

nga Venera Grabanica23 qershor 2024
​U përfshi në aksidentin e rëndë me viktima, arrestohet zyrtari policor

Një zyrtar policor është arrestuar pasi ishte përfshirë një aksidentin e rëndë të trafikut në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë, në të cilin pesë persona mbetën të lënduar, njëri nga të cilët ndërroi jetë sot nga plagët e marra.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 ku janë përfshirë katër automjete.

Në këtë aksident është i përfshirë edhe një zyrtar policor me veturë civile dhe jashtë detyrës zyrtare.

Inspektorati Policor i Kosovës menjëherë i është përgjigjur rastit përderisa pesë personat e  lënduar në këtë aksident janë dërguar për tretman mjekësor.

Si pasojë e lëndimeve trupore një vozitës i njërit nga automjetet e përfshira në këtë aksident raportohet fatkeqësisht se ka humbur jetën sot.

Bazuar në veprimet hetimore dyshohet se shkaktar i aksidentit është zyrtari policor, i cili është arrestuar sonte me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale rrezikim i trafikut publik dhe të njëjtit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →