Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Rama takohet me Abazoviçin: Ai sot vendos Malin e Zi në ”Ballkanin e Hapur”

nga Miranda Beqaj7 qershor 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku do të zhvillohet samiti i ”Ballkanit të Hapur”.
Në këtë takim Rama është takuar edhe me kryeministrin, Dritan Abazoviç, me të cilin ka pirë një kafe, shkruan Ora News.
Kënaqësi marrja e kafes së sapo mbërritjes në Ohër, me kryeministrin, Dritan Abazovič, i cili sot fut zyrtarisht Malin e Zi në Ballkanin e Hapur, si edhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Chris Hill, i cili është një mik i kahershëm i Shqipërisë e shqiptarëve, po dhe një mbështetës i vendosur i Ballkanit të Hapur”, ka thënë Rama.
Në këtë takimi rajon ka marrë pjesë edhe ambasadori e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Christopher Hill./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →