Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Rama: Të vendosur të vazhdojmë pa lëkundje “Ballkanin e hapur”

nga Venera Grabanica28 prill 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën e përbashkët për shtyp me komisionarin e BE-së për Zgjerim, Oliver Varhelyi shprehu sot vendosmërinë e tij për të vijuar me nismën “Ballkani i hapur”.
“Për sa i përket nismës ‘Ballkani i hapur’, ne jemi të vendosur të vazhdojmë pa lëkundje dhe paralelisht me vazhdimin e rrugës së nisur, ne jemi të interesuar që edhe të tjerët të përfshihen, sepse ‘Ballkani i hapur’ është krijuar për të qenë gjithëpërfshirës dhe jo përjashtues”, tha Rama.
Rama, pas zgjedhjes së Dritan Abazoviqit kryeministër i Malit të Zi, tha se do ta riftojë Malin e Zi t’i bashkohet nismës së “Ballkanit të hapur”./21Media

Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →